Digjet një kamion mallrash në pikëpagesën në Gostivar


Rreth orës 13 e 30 minuta, është përfshi nga flaktët një kamion transportues mallrash në afërsi të pikëpagesës në Gostivar. Kamioni me regjistrim të Shkupit ka transportuar mallra për në Gostivar.

Njësiti Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar ka intervenuar me dy automjete për shuarjen e zjarrit. Jusuf Bajrami, përgjegjës i Zjarrfikësve në Gostivar, tha se zjarri është lokalizuar në tërësi.

Fat në këtë fatkeqësi është se nuk ka persona të lënduar, pos dëmit të shkaktuar material.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Tv Globi inofrmata më të detajuara do të sjellë në edicionet qendrore informative.

Baby Boo