Digjet flamuri kuqezi në Greqi (VIDEO)


Për herë të dytë brenda pak ditëve janë vënë në shënjestër simbolet shqiptare në Greqi.

Në institutin teknologjik TEI në Kretë, punonjësit e të cilit këtë periudhë janë në grevë, kanë hyrë nxënës të gjimnazit teknologjik që ndodhet pranë kësaj godine dhe kanë zëvendësuar flamurin grek që vëlvitej me një të ri, si dhe kanë djegur flamurin shqiptar

Mediat greke shkruajnë se një nxënëse shqiptare, e shokuar nga pamjet ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.

Sindikata koordinatore e grevës, që ka nën kontroll institutin shtetëror këto ditë, ka dalë me një deklaratë zyrtare ku dënon akatin e grupit të nxënësve dhe e quan të pajustifikueshëm pavarësisht përpjekjeve të nxënësve për ta anashkaluar ngjarjen si keqkuptim.

Sindikata bën thirrje që të mbrohet zona e institutit që ndodhet në grevë, për të mos lejuar asnjë akt tjetër fashist.

Baby Boo