Digjet dy automjete, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Dy automjete janë djegur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.

Baby Boo

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku sipas policisë fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të një kompanie transporti, por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht

Gjithashtu nga flakët është djegur dhe një automjet tjetër, tip “Renault” në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca te shumta policie dhe zjarrfikëse qe kane bere te mundur edhe shuarjen e zjarrit, paraprakisht dyshohet se zjarri të jetë i  qëllimshëm.

Restorant Lumare