Digjet deponia e Bukovës, era e keqe dhe tymi përhapen nëpër Ohër dhe rrethinë


Është ndezur deponia në Bukovë, që gjendet mes Ohrit dhe Resnjës. Si pasojë në disa pjesë të qytetit të Ohrit kundërmon erë e keqe. Tymi mund të vërehet nga lugina e Ohrit e deri në rrugën drejt Resnjës. Kjo dukuri më shumë vërehet herët në mëngjes dhe orët e vonshme të mbrëmjes. Disa amvisëri në Ohër shprehen se ajri në lagjet e tyre është jashtëzakonisht i ndotur.

“Po, ndjehet. Disa ditë ndjej erë të keqe. S’mund t’i hapim dritaret. Ndjejmë erë sikur diçka është djegur, erë tymi”.
“Deponia e Bukovës ndjehet, por varësisht nga moti. Me ndërrimin e motit, tymi zbret. Pengon apo jo, duhet të jetojmë. Apeloj deri te institucionet, besoj që mund të bëhet diçka, të ndërpritet kjo”.
Të shqetësuar janë edhe banorët e fshatrave të Ohrit që gjenden në afërsi të deponisë. Ata kërkojnë zgjidhje të përhershme për këtë problem.

Për vizitorët e huaj, kjo është e pakuptimtë. Në shekullin 21 të digjet deponia, paralajmërojmë bllokime, le t’ia mendojnë ata, mbeturinat le të shkojnë në liqen – deklaroi Goran Angjeloski- kryetar i B.L të fshatit Kuraticë.
Nga ndërmarrja komunale publike e Ohrit shprehen se problemi me Bukovën është gati 20 vite. Një kompani e zgjedhur me tender kujdeset për mirëmbajtjen e deponisë, por thonë se problemi është diku tjetër.

Në këtë deponi në mënyrë ilegale vijnë njerëz që mbledhin plastikë, hekur, bakër. Ne çdo ditë de*noncojmë se këta njerëz janë në deponi dhe se shkaktojnë rre*zik të përgjithshëm ndaj mjedisit dhe popullatës, sepse aty ndezin zjarre – tha Lupço Gërdanoski- drejtor i NKP Ohër.
Nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësorë thonë se këtë javë do të kryejnë kontroll. Në deponinë e Bukovës çdo ditë hidhen nga 90 tonelata mbeturinë. Kjo deponi dhe deponia ilegale e Strugës duhej të mbylleshin deri në vitin 2020 sipas kërkesës së UNESKO-s, por kjo nuk ndodhi.

Baby Boo