Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së, zjarrvënia e qëllimshme


Një automjet i markës “Opel Corsa” është djegur rreth orës dy të mëngjesit të së dielës në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Bëhet e ditur se pronari i makinës së djegur është Jovan Jovanoviç, i cili jeton në Zupç dhe është pjesëtar i FSK-së.

Sipas burimeve të KP-së, shkruan “Indeksonline”, dyshohet se incidenti është shkaktuar qëllimshëm dhe lidhet me kërcënimin e disa politikanëve të Serbisë kundër integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Rreth një muaj më parë, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, pati kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës. Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë se në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në, siç i quajti ai, formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në 10 vjet burg.

Baby Boo