“Digjet” Athina, dhjetëra të plagosur kundër marrëveshjes së Prespës


Ka përfunduar me dhjetëra persona të plagosur protesta në Greqi, ky qytetarët kishin dalë në sheshin “Sintagma” të Athinës për të kundërshtuar marrëveshjen e qeverisë për çështjen e emrit.

Sipas shtypit grek, një 45 vjeçar është plagosur me thikë pranë qendrës ku po mbahej protesta e ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi kanë shkelur njëri-tjetrin me këmbë duke u përpjekur për të dalë nga tuma pasi policia tentoi qe t’i shpërndante me gaz lotsjellës.

Mediat shkruajnë se janë plagosur të paktën 10 policë e disa qytetarë protestues. Sakaq policia në një deklaratë është shprehur se ka qenë një grup antiqeveritar ai që ka shkaktuar trazira dhe kanë përfunduar në akte dhunë dhe ka plagosur efektivët e policisë. Policia tha se ndaj sulmit u morën masa parandaluese, të parashikuara.

Baby Boo