Dibra vazhdon të mbetet pa pacientë të prekur me virusin Kovid-19


Edhe sot Dibra pa pacientë të prekur me virusin Korona, vazhdojnë të mbeten dy pacientë në shërim shtëpiak, edhe 41 persona janë në izolim shtëpiak, gjendja e sigurisë në qytet është e kënaqshme, është respektuar ora policore, është evidentuar një kalim ilegal në kufirin Maqedoni-Shqipëri dhe ndaj personit janë marrë të gjitha masat ligjore dhe ai do të depërtohet në Republikën e Shqipërisë.

“Ndihmat humanitare vazhdojnë të shpërndahen sipas kritereve të caktuara dhe sipas evidencave rreth 700 familje dibrane kanë marrë ndihma humanitare, apelojmë gjithashtu te qytetarët që të respektojnë rekomandimet e RMV-së e sidomos dalja në qytet është e obligueshme mbajtja e maskave dhe dorezave.”,- tha kryetari i Shtabit Operativ, Hekuran Duka.

Qytetarët dibranë janë në pritje të lehtësimit të masave, e në veçanti lehtësimin e masave ekonomike.

Baby Boo