Dibra të bojkotojë referendumin në rast se nuk rikthehet siguria në qytet dhe nuk zbardhen krimet


Periudha e fundit të sezonit veror në Dibër të Madhe u karakterizua me ngjarje të pa dëshiruara dhe të pa përjetuara mëparë në këtë qytet, së pari, suguria dhe qetësia në shtëpinë e dibranit u cënuan pas shumë vitesh, ku hajdutë akoma të panjohur bastisën dhe terrorizuan një familje dibrane, në pikën e sezonit të verës dhe në mes të qytetit, kjo ngjarje akoma vazhdon të jetë e pa zbardhur dhe hajdutët enden të lirë rrugëve dhe për të mos u mjaftuar me këtë ngjarje, java e fundit për dibranët shënoi ngjarjen më të rëndë që qytetarët e Dibrës kanë përjetuar ndonjëherë, vrasja e një familje tre anëtarëshe, ciftit bashkëshortor dhe vajzës së tyre 13 vjecare.

Ashtu si vjedha e para një muaji, edhe ky rast vazhdon të jetë i pa zbardhur akoma, autori i krimit nuk dihet, dështim në mbrojtje të rendit dhe zbardhjes së rasteve. Me plot të drejtë dibranët e cilësojnë Dibrën si një qytet ku prona dhe jeta e tyre nuk është më e sigurtë nga dora vrastare dhe nga ajo grabitëse.

Në redaksinë e gazetës sonë kanë ardhur disa reagime nga qytetarë dibranë të cilët shprehen se siguria në vend u cënua akoma më shumë pas vrasjes së tre anëtarëve të familjes Pocesta, një valë e madhe për tentim grabitjesh në shtëpitë e Dibranëve ka ndodhur netët e fundit, së paku 5 denoncime janë paraqitur deri më tani ku akoma vazhdojnë të mbeten pa epilog.

“Jemi të shqetësuar, nuk jemi të sigurtë as në shtëpitë tona, nuk mbajmë mend të kenë ndodhur ngjarje të tilla në qytetin tonë asnjëherë, siguria është zero, lus organet kompetente të rikthejnë sigurinë në qytet dhe të kapin kriminelët që vrasin dhe vjedhin të pafajshmit” – u shpreh një qytetar dibran për mediumin tonë.

Shqetësim, pasiguri dhe frikë janë fjalët që karakterizojnë më së miri gjendjen e qytetarëve dibranë sot, ndërsa në anën tjetër të Maqedonisë nisi fushata për referendumin, edhe në Dibër, eksponentë të shumtë partiak, thuajse nuk e përjetojnë fare situatën alarmante ku ndodhen bashkëqytetarët e tyre, sikur të ishin në një atmosferë krejtësisht tjetër, po bashkangjiten në radhët propaganduesve për pjesmarje në referendum dhe asnjëherë të vetme nuk ngrejnë zërin për zbardhje të rasteve dhe rikthimin e sigurisë në qytet.

Dibra dhe dibranët duhet ti thonë JO referendumit dhe cfarëdo thirjeje tjetër që do ju bëhet nga partitë politike në rast se nuk rikthehet siguria në qytet, ku të paktën jeta dhe prona e dbiranit të jetë e pacënuar nga krimi dhe vjedhja./Fakti.al

Baby Boo