Dibër, katër të infektuar të rinj me Covid-19, një i shëruar dhe një i vdekur


Në Dibër rritet numri i të infektuarve të rinj me COVID-19, i të shëruarve, por edhe i të vde*kurve.
Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19, një person e ka fituar betejën me virusin e rrez*ikshëm, ndërsa një e ka humbur betejën.

Me të diagnostifikuarit e rinj, numri i përgjithshëm i të infektuarve tani arrin 179. 59 janë shëruar, gjashtë e kanë humbur jetën, ndërsa 114 janë aktivë dhjetëra prej tyre janë hospiotalizuar në Klinikën infektive dhe në spitalin “8 shtatori” në Shkup.
Nga numri i përgjithshëm madje 128 janë nga faza e dytë e infektimit, pasi me rastin e regjistruar në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, më pesë qershor, sëmundja sërish pas pesëdhjetë ditëve, u kthye në këtë rajon. Vetëm në gjashtë ditët e fundit janë regjistruar 25 raste, më së shumti të premten.

Sipas Shtabit operativ komunal i cili situatën edhe më tej e vlerëson si shumë serioze, përhapja e virusit është pasojë e nivelit të lartë të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga ana e qytetarëve si dhe subjektet afariste të qytetarëve të cilët në përgjithësi nuk i respektojnë protokollet e punës, as orarin e punës.

Baby Boo