Diaspora turke nis votimet në zgjedhjet e përgjithshme


Qytetarët turq, që jetojnë jashtë Turqisë, filluan të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare turke, që do të mbahen më 24 qershor.

Rreth 3 milionë emigrantë, që përbëjnë 5% të elektoratit turk, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje nga data 7 deri më 19 qershor.

Gati gjysma e tyre jetojnë në Gjermani, ku qendrat e votimit janë hapur në 13 qytete.

Zgjedhjet në Turqi mbahen më shumë se një vit përpara kohe.

Ato pritet ta çojnë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Baby Boo