Diaspora shqiptare kushtëzon referendumin


Partitë politike në vazhdimësi po bëjnë thirrje për dalje në referendum për të votuar për siç thonë të ardhmen evropiane të vendit. Një thirrje e tillë i është adresuar edhe diasporës për të votuar qoftë në vendet ku jetojnë e veprojnë apo edhe në vendlindje. Por, përfaqësuesit e shoqatave që përfaqësojnë mërgatën shqiptare thonë se janë të zhgënjyer nga përmbajta e marrëveshjes me Greqinë e cila sipas tyre forcon identitetin maqedonas ndërsa sa i përket shqiptarëve ata edhe më tej nuk do të jenë bartës të sovranitetit ndërsa gjuha shqipe edhe më tej do të figuroj si gjuhë qe e flet 20 për qind e popullatës. Nga lidhja shqiptaro- amerikane thonë se diaspora mbështet integrimin evropian por integrimin me të drejta të barabarta të popullatës që jeton aty.

Si do të dalin shqiptarët në referendum: A do të dalin si shqiptarë autoktonë apo do të dalin si qytetarë të Maqedonisë? Përse nuk morën pjesë shqiptarët në njohjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë. Kjo është një çështje që çdokush e diskuton sot. Përse nuk u përfshi çështja shqiptare? Shqiptarët janë këtu autoktonë, jetojnë me mijëra vjet në këtë shtet ashtu sikur edhe populli maqedon. Ne duhet të jetojmë bashkërisht këtu, por të barabartë- thotë Mamut Skenderi, Shoqata Shqip taro-amerikane.

Nga diaspora shqiptare thonë se ende nuk janë përmbushur të gjitha kërkesat e shqiptarëve, për barabarësi në shtet ndërsa thekson edhe lënien në harresë të platformën shqiptare të nënshkruar nga të gjitha partitë e me të cilën parashihet mbyllja e të gjitha çështjeve të hapura

Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar; decentralizimi i pushtetit lokal, që nuk ndodhi por duhej të realizohej, shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni dhe dygjuhësia. Këta kërkesa nuk u realizuan nga Qeveria e Zaevit- shton Mamut Skenderi.

Kohë më parë edhe nga Lidhja e Diasporës së Shqiptarëve në Evropë janë shprehur kundër çdo marrëveshjeje që bëhet për të ardhmen e vendit pa zgjidhjen e statusit shtetformues të shqiptarëve.

Nga partia më e madhe shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim disa herë kanë theksuar se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve përfundon pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe se angazhimi i saj do të vazhdoj në drejtim të avancimit të pozitës së shqiptarëve në shtet. Aleanca për Shqiptarët ndërkohë është në linjë me kërkesat e diasporës shqiptare. Kjo parti opozitare ka paralajmëruar se në fazën e ndryshimeve kushtetuese, që do të vijë pas referendumit do të propozojë amandamente për të rregulluar definimin e gjuhës shqipe dhe identitetit në dokumentet personale.

Baby Boo