Di Majo: Sjellja e ligjit për PP do të ishte shenjë e mirë për BE-në para vendimit për negociatat


Tentimet për t’u sjellë ligji për Prokurorinë Publike në kuadër të angazhimeve të vendit në luftën kundër korrupsionit i përshëndeti sot shefi i diplomacisë italiane, Luixhi di Majo, i cili pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp përmendi se asnjë vend nuk mund të lavdërohet me nivel të lartë në temën – lufta kundër korrupsionit.

Duke përmendur se vendi këtyre ditëve është duke punuar në një reformë të madhe, sjelljen e ligjit për PP, theksoi se edhe pse nuk është kërkuar si kusht i drejtpërdrejtë për hapjen e negociatave me BE-në, por Maqedonia e Veriut këtë e bën si shenjë e vullnetit të mirë.

“Gjegjësisht si shenjë mund t’i bashkojmë forcat dhe angazhimet tona dhe së bashku të punojmë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe t’u dëshmojmë vendeve të cilat presin të hyjnë në NATO se lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme”, përmendi DI Majo dhe shtoi se Maqedonia e Veriut mund ta konsiderojë mbështetjen e plotë të Unionit.

Shprehu kënaqësi që për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndodhet pikërisht në ditën kur në Kuvend duhet të ratifikohet Protokolli për inkuadrim në NATO.

“Për mua ky është fakt shumë i rëndësishëm dhe shpresoj se në të ardhmen do të mundemi së bashku të punojmë edhe si anëtare të NATO-s”, tha Di Majo dhe shtoi se lidhur me BE-në, familja evropiane është duke u ballafaquar me vende të cilat dëshirojnë të dalin prej saj, që është edhe një arsye më shumë për marrëdhënie të mira me ato vende, të cilat dëshirojnë të hyjnë në Union.

“Kemi popuj në Ballkanin Perëndimor të cilat shohin mundësi të madhe në BE dhe këtë fakt Unioni duhet ta kultivojë dhe të mundësojë që këto ambicie të tyre të plotësohen sa më shpejtë. Ky udhëtim i imi sot është vizita e dytë në kuadër të një turneu më të madh, të cilin e fillova dje dhe i cili do të përfundojë sonte në Paris, ku me ministrin e jashtëm francez do të bisedoj për tema lidhur me atë se hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi thelbësore”, tha Di Majo.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për metodologji të vjetër apo të re të negociimit, hapja e negociatave nuk guxon të ngec, pasi këtu bëhet fjalë vetëm për vullnet politik, porositi shefi i diplomacisë italiane, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve dhe theksoi se jep garanci për shpejtësinë me të cilën BE do ta sjellë metodologjinë e re është punë shumë ambicioze.

Dimitrov u ndërlidh se duke i pasur parasysh përvojat e qershorit 2018, korrikut 2019, tetorit 2019 do të ishte guxim i madh nëse jepet parashikim.

“Ne duhet siç thotë populli, tani t’i fryjmë kosit. Elementet për sukses të përbashkët janë këtu, duket se metodologjia mundësoi sinjale pozitive që të lëvizet i gjithë procesi. Pason raporti i Komisionit dhe për dy dosjet edhe për atë të Maqedonisë edhe atë të Shqipërisë, mendoj se do të ishte gabim shumë i madh strategjik nëse këtë shans nuk e kapim edhe ne në rajon e megjithatë edhe vetë Bashkimi Evropian”, shtoi Dimitrov, i cili përmendi se sot është ditë historike për vendin, duke e pasur parasysh atë që në Kuvend do të bëhet ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO.

Në takimin sot Di Majo dhe Dimitrov janë pajtuar se hapja e negociatave inkuadruese do të sjellë dobi të shumëfishtë për vendin, rajonin dhe BE-në.

Dimitrov në konferencën për shtyp përmendi se Italia është mik i madh dhe i dëshmuar i yni edhe në aspektin bilateral por edhe në kontekst të qëllimeve strategjike tona që i kemi me dekada për t’u anëtarësuar në NATO.

Baby Boo