Dhuratat e dasmës mbretërore përfundojnë ne “eBay”

Çantat dhuratë që iu dhanë të ftuarve në martesën e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, po shiten online.

Baby Boo

Të paktën nëntë ankande mund të gjenden aktualisht në “eBay”, me disa prej tyre që kanë marrë oferta më të mëdha edhe se 1 mijë paundë. Çantat, iu dhanë 2640 pjesëtarëve të publikut të ftuar në kopshtet e kështjellës Windsor për dasmën e 19 majit, po jo 600 të ftuarve në kishën e Shën Xhorxhit.
Në çanta kishte një libret të programit të ceremonisë dhe biskota. Në një nga prezantimet në e bay, lexohej: Mos e humb rastin e rrallë, që të vjen një herë në jetë, për të pasur në dorë një copëz histori mbretërore.
Të tjera sende që u ishin dhënë të ftuarve në çantat dhuratë, ishin edhe një shishe ujë, një çokollatë në formë monedhe, një magnet dekorues për frigoriferët, një bexhë dhe një kupon me 20 për qind ulje për dyqanin e dhuratave në kështjellën Windsor.
600 të ftuarve në kishë, mes të cilëve edhe personalitete si David dhe Victoria Beckham, Oprah Winfrey, George dhe Amal Clooney, nuk iu dhanë dhurata.
Top Channel