Dhunë e seks në të sy të fëmijës, prangoset shqiptari

Një 39-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pas denoncimit të bërë nga partnerja e tij. 24-vjeçarja e kallëzoi shqiptarin për dhunë fizike dhe psikologjike.
Sipas saj, kjo situatë ka vazhduar prej disa vitesh, që prej vitit 2014. Por, ajo kishte frikë ta denonconte shqiptarin deri sa gjeti guximin për ta bërë. 24-vjeçarja i tha policisë italiane se 39-vjeçari e dhunonte vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht, sipas klan.tv. Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptari e detyronte partneren e tij që të kryenin marrëdhënie seksuale përpara fëmijës 3-vjeçar, me të vetmin qëllim sipas saj, që 39-vjeçari donte t’i tregonte se si kryhet akti seksual.

Baby Boo

Por, pas 4 vitesh jetesë të tillë nën frikë dhe poshtërim, 24-vjeçarja e denoncoi bashkëjetuesin në polici. Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për dhunë ndaj anëtarëve të familjes dhe abuzim seksual./syri.net

Restorant Lumare