Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e akuzuar tërheqin dëshmitë për pafajësinë e tyre

Deputetët e akuzuar për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 Prill, tërhoqën dëshmitë e tyre që sipas tyre do ta dëshmonin pafajësinë e tyre.

Baby Shop Charli

Deputeti i pandehur, Johan Tarçullovski, tërhoqi listën e plotë të provave, duke shtuar se gjithçka do të thotë vetë para Gjykatës, ndërkaq Kërsto Mukovski, la vetëm dy dëshmitarë, ndërsa Ljuben Arnaudov ende nuk është konsultuar me avokatin e tij.

Unë pafajësinë time dua ta dëshmoj edhe këtu para Gjykatës, kështu që nuk mund të përzihem në vendimet politike dhe as nuk do të doja të përzihem”- tha Goran Gjoshevski – Levi, shefi i sigurimit të Trajko Veljanoskit, shkruan tetova sot, përcjellë Klan Kosova.

Pa koment për një amnisti të mundshme është edhe Bogdan Ilievski, një nga udhëheqësit e protestës që rezultoi me gjak në Parlament më 27 prill.

Pres që në fund të mund të them se liria është drejtësi e vërtetë për ata që akuzohen padrejtësisht”- pohoi Bogdan Ilievski , i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.

Ndryshe kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se drejtimin rreth përmbajtjes së tekstit për amnisti do ta jep trupi koordinues parlamentar për pajtim. Ai nuk e mohoi as pazarin politik me deputetët e akuzuar që votuan për hapjen e Kushtetutës.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors