Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se pajtimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend mund të arrihet vetëm nëpërmjet faljes. Ai në emisionin 360 gradë në Alsat tha se është i gatshëm t’i falë të gjithë ata të cilët nuk kanë marrë pjesë direkt në dhunën dhe nuk kanë qenë pjesë e organizimit duke lënë të hapur mundësinë për amnistinë a personave të akuzuar për dhunën në Kuvend.
“Është e mundur që të ketë amnisti, por mund edhe të mos ketë amnisti”- tha Zaev
Amnisti për kë dhe për çfarë?!
“Për 27 prillin po flasim”- thekson Zaev.
Për çfarë niveli të amnistisë?
“Nuk mund ta them, trupi parlamentar do ti hapë drejtimet, unë dua marr pjesë atje dhe të jem i thirrur dhe pjesa që duhet të arrihet në Kuvendin e Maqedonisë është diçka që do të mbarojë përmes procesit politik, ashtu siç ajo është e lejuar sipas ligjeve”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Ai tha se me këtë propozim nuk ushtron presion ndaj organeve të drejtësisë pasi faljen e synon nëpërmjet trupit për pajtim në Kuvend. Madje ai nuk i mohoi as pazaret politike për arritjen e 80 votave në Parlament për hapjen e Kushtetutës.
“Nëse fillojmë në pjesën e pajtimit përmes faljes, në pjesën e regullativës ligjore ose ngjashëm, kjo nuk është përzierje në sundimin e së drejtës, kjo nuk është përzierje në sistemin gjyqësore. Parlamenti i ka kompetencat e tija dhe mund të sjellë vendime” – pohoi Zoran Zaev , kryeministër.
Kryeministër, ju përsëri po e pranoni se ka pasur pazare politike?!
“Normalisht se kam biseduar me njerëz dhe është normale të bisedojmë. Si ndryshe të i arrijmë ne qëllimet tona
Zaev theksoi se është i vetëdijshëm për reagimet e opinioni për drejtësi selektive, mirëpo sipas tij, kjo është vetmja rrugë e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.