Dhuna në Kuvend: Ruskoska:Tentuan rrënimin e rendit kushtetues


Me leximin e aktakuzës nga prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska, ka filluar gjykimi për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend.

Rusoska tha se do të dëshmojë që të akuzuarit kanë tentuar të rrënojnë rendin kushtetues për të pamundësuar dorëzimin e pushtetit në mënyrë paqësore.

“Prokuroria do të dëshmojë se të akuzuarit kanë krijuar plan me qëllim rrezikimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit. Me akte të dhunës të pengojnë dorëzimin e pushtetit në mënyrë paqësore si rezultat i së cilës ndodhi ngjarja më 27 prill 2017, i njohur si e enjtja e përgjakur.”,- tha prokurorja publike, Villma Ruskoska.

Baby Boo