Dhuna në kuvend, dëshmoi kryeministri Oliver Spasovski


Më 27 prill kam kërkuar që të kalohet në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por propozimi i tillë ishte i papranueshëm për kryetarin e atëhershëm të seancës konstituive.

Kështu ka deklaruar kryeministri teknik Olives Spasovski, i cili atë kohë ishte deputet. Spasovski tha se nuk kishte konsensus mes grupeve parlamentare që të kalohet në pikën për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Oliver Spasovksi, Kryeministër Teknik
“I propozova kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski të ndryshohet rendi i ditës dhe të kalohet në pikën për zgjedhje të kryetarit, por kjo nuk u pranua”.

Spasovski, theksoi se partitë funksionojnë në mënyrë hierarkike, kështu që nuk mund, së paku në partinë e tij, të mos dihet diçka që ndërmerret.

Në pyetjen nga i akuzuari Trajko Veljanoski, nëse ka pasur koordinim më 27 prill për çështjen për ndryshim të rendit të ditës, Spasovski tha se është biseduar në koordinim për çështjen e njejtë dhe se edhe atëherë ka refuzuar, por se propozimin e ka parashtruar edhe në mbledhje.

Pas kërkesës së prokurorisë sot ka dëshmuar edhe një pjesëmarrës në protestat me moton Për Maqedoni të Përbashkët, i cili ka theksuar se nuk ka qenë sekret që protestat janë mbështetur nga VMRO-DOMNE, por nuk e ka ditur nëse e ka organizuar partia. Gjykimi i rastit vazhdon të premten me dëshmitë e të amnistuarit Stefan Mladenovski dhe deputetit Vesel Memedi.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Rusoska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari ni Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Sipas PTHP-së, të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim për të pamundësuar pranim-dorëzim të qetë të pushtetit. Për atë qëllim, i organizuan edhe materialisht i mbështetën protestat masovike, së pari para KSHZ-së, e më pas edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulminuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

Në hetim u përfshinë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është ndërprerë derisa nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes./Shenja

Baby Boo