Dhu*na ndaj të moshuarës në Pejë, vjen reagimi i presidentes Osmani


Zyra e Presidencës së Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura, u dhu*nua brutalisht nga disa punonjëse të qendrës. Në reagim Presidenca dënon aktin e dhu*nshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

“T’i bësh cak dhu*ne të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhu*nës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit.

E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.

Baby Boo