Dhu*na ndaj grave, të dhëna shqetësuese në vendin tonë


“Mos hesht. Mos duro. Fol. Jepi fund”. Me këtë thirrje filloi fushata 16 ditore për vetëdijesim të shoqërisë dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Një në tre gra në nivel botërorë është pre e dhu*nës fizikë ose seksuale. Ambasadori i OSBE-së në vend, Klemens Koja, shpalosi përqindje shqetësuese.

“40% e grave në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar dhunë fizikë ose se*ksuale nga partneri ose jo partner i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç. Rreth 44% e grave thonë se kanë përjetuar dhunë psikologjikë nga partneri I tyre. Rreth 30% kanë qenë pre e ngacmimit se*ksual. Përndjekja është një tjetër problem në vend.”- deklaroi Clemens Koja- ambassador i OSBE-së në Shkup.
Elizabeta Georgievska, bashkëshortja e presidentit, tha se është tejet e rëndësishme që çdo grua pre e dhunës duhet të gjeje guxim të paraqesë tmerrin që kalon.

“Më e rëndësishmja është që gratë dhe vajzat të jenë të informuara për të drejtat e tyre dhe të dinë ta dallojnë dhunën në baza gjinore.Së dyti, ato që janë pre e dhunës, të marrin guxim dhe ta paraqesin atë. Në vendin tonë është dëshpëruese që vetëm 2% e grave dhe vajzave që kanë përjetuar dhunë nga partneri I tyre, e kanë paraqitur të njëjtën”- pohoi Elizabeta Georgievska- bashkëshortja e presidentit.
Duhet të mënjanohen edhe rrethanat që sjellin deri në dhunën në familje, boshllëqet mes dy gjinive në tregun e punës, stereotipat në baza gjinore, të balancohet barazia gjinore në vendimmarrje.

“Ka mungesë të kuadrit adekuat në qendrat për strehim dhe mungojnë ekspertët në forcat e rendit për të adresuar situatat që përfshijnë dhunën në familje. Pandemia vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen. Vjet është regjistruar rritje e dhunës në familje në vend.”- tha David Gir- ambassador I BE-së.
Në kuadër të kësaj fushate u bë promovimi i himnit për t’I dhënë fund dhunës ndaj grave. Fushata ndërkombëtare nis më 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor.

Baby Boo