Dhuna e 27 prillit në Kuvend, vazhdon hetimi për organizatorët


Prokuroria vazhdon hetimin për urdhërdhënësit. Akuza përfshin vetëm 30 persona që janë akuzuar për rrezikim të rendit kushtetues, por askush nuk e di se kush jua “ndezi” atyre dritën jeshile për të sulmuar deputetët dhe shtëpinë ligjdhënëse.

Prokurori i shtetit, Ljubomir Jovevski, pohoi sot se hetimet vazhdojnë, por pa dhënë sqarime të mëtejshme për hir të mbarëvajtjes së procesit.

Ai tha shkurt se Prokuroria po vepron në këtë drejtim, kur të kemi njohuri të caktuara të cilat do të mund t’i ndajmë me publikun, ne do t’ju njoftojmë në kohë.

Gjithashtu po vazhdon procedura disiplinore për tre prokurorë që kishin të bënin me ngjarjet e vitit të kaluar.

Mbetet në duart e komisionit disiplinor të përcaktojë nëse këta prokurorë kanë bërë ose jo lëshime.

Baby Boo