Dhjetra të arrestuar nga policia në paradën e ndaluar LGBT në Stamboll (fotot)


Policia turke arrestoi dje të paktën 115 aktivistë LGBT, protestues e gazetarë që kërkonin të marshonin duke promovuar të drejtat homoseksuale në Stamboll, në eventin që ishte ndaluar nga autoritetet.
Shumë evente të mëparshme të këtij tipi janë ndaluar në qendrën kulturore turke dhe qytete te tjera.


Pas fitores elektorale në maj, Presidenti Erdogan ka vijuar politikën e kufizimit të këtyre grupeve madje e ka përdorur si argument fushate duke akuzuar opozitën se janë ‘pro-LGBT’, ndërsa është zotuar për një kushtetutë të re që do të ngrejë lart ‘vlerat familjare’.
Parada e këtij viti në Stamboll u organizua në zonë Sisli, nga ku aktivistët duhet të arrinin në sheshin qendror Taksim. Por pas ndërhyrjen së policisë 115 njerëz u arrestuan dhe gazetarët u ndaluan të mbulonin ngjarjet duke i rrethuar të gjithë në një zonë të vetme.
Një ndalim i ngjashëm u bë dhe ndaj një parade të planifikuar në Izmir, qyteti bregdetar, i treti më i madh në Turqi, ku pati gjithashtu dhjetra të arrestuar.
Por grupet LGBT njoftuan se eventet e tyre do të vazhdojnë këtë muaj megjithë presionin e autoriteteve. “Ne nuk e pranojmë diskriminimin e qeverisë së Erdogan, dhe do të vijojmë aktivitetet tona, sic jemi këtu sot”, thuhej në një deklaratë të organizatorëve të paradës.

Baby Boo