Dhjetëra të vrarë në një ngjarje bamirëse gjatë Ramazanit në kryeqytetin e Jemenit


Të paktën 85 persona vdiqën dhe më shumë se 300 u plagosën në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, në një ngjarje bamirëse gjatë Ramazanit.

Aksidenti ka ndodhur në shkollë gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare për Ramazan. Pamjet në rrjete sociale tregojnë skena kaotike pas incidentit në zonën Bab el Jemen. Reuters raporton se qindra njerëz u mblodhën në shkollë për të marrë donacione që arrinin në rreth nëntë dollarë për person.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve po vazhdon të rritet. Informacionet e para thanë se ishin rreh tridhjetë të vdekur në Sanaa, kryeqyteti i Jemenit i kontrolluar nga rebelët Huthi.

Agjencia rebele e lajmeve Saba deklaroi se viktimat u transportuan menjëherë në spitalet aty pranë dhe se organizatorët e kësaj ngjarje u arrestuan.

Baby Boo