Dhjetëra persona janë vrarë pas sulmeve të militantëve në Afganistan


Sulmet e talibanëve në disa zona në provincën veriore të Afganistanit, Takhar, kanë lënë të vdekur të paktën 14 zyrtarë të policisë kufitare, ka deklaruar një zyrtar për Radion Evropa e Lirë më 28 qershor.

Gjashtë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur derisa dy persona janë plagosur në sulmet e një nate më parë në distriktin Cha-e-Ab, ka thënë zëdhënësi i provincës, Sunatullah Temor.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sipas zyrtarëve lokalë, të paktën 11 persona janë vrarë në dy incidente në provincën lindore, Logar.

Në po të njëjtën kohë, në provincën lindore, Nangarhar, të paktën pesë persona të forcave të sigurisë janë vrarë nga sulmet e talibanëve në dy distrikte, kanë thënë njoftuar anëtarët e këshillit të provincave, Israrullah Murad dhe Sohrab Qaderi.

Baby Boo