Dhjetë ditët e para të janarit, qytetarët harxhuan 1 milionë euro për testime Kovid!


Nga fillimi i vitit 2022, nëpër spitalet dhe laboratirë private janë bërë 28.290 teste PCR. Për këtë shërbim qytetarët kanë paguar gati 700 mijë euro, njofton Pa Censurë.

Nëpër spitalet dhe laboratët privat cmimet për testime janë të ndryshme dhe variojnë prej 1400 deri 2000 denarë. Nëse përllogarisim se për një test mesatarisht është paguar 1500 denarë, kjo do të thotë se për vetëm dhjetë ditë qyteratë kanë paguar 42.435.000 denarë, ose 690 mijë euro.

Sipas të dhënave të cilat i publikon Ministria e Shëndetësisë për cdo ditë, dhjetë ditët e para janë bërë 67.534 teste edhe në spitalet shtetërore edhe ato private bashkë me laboratorët privat, shkruan Pa Censurë.

Prej numrit të përgjithshëm, 7319 janë bërë në shteteror, 28.290 privat, të tjerat 31.925 janë teste të shpejte të realizuara edhe ne sektorin privat edhe atë publik. Testet e shpejta (rapid), bëhen edhe në spitalet shtetërore edhe nëpër ato privat. Nëse gjysma e tyre është bërë nëpër laboratorët privat, mesatarisht një kushton 1000 denarë, atëherë për testim privat qytetarët kanë paguar teste të shpejtë në vlerë prej 15.962.000 denarë, ose 260 mijë euro.

Një përllogaritje e përgjithshme tregon se për vetëm dhjetë ditë për teste PCR ose RAPID (të shpejta), qytetarët privatisht kanë paguar rreth 1 milionë euro./pacensure/

Baby Boo