Dhjetë aksidente dje në Shkup, nëntë persona të lënduar


Nëntë persona kanë marrë lëndime të rënda në gjashtë nga 10 aksidentet në komunikacion gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër aksidentet tjera janë janë shkaktuar dëme materiale.

Nga SPB Shkup thonë se dje policia rrugore ka sanksionuar 23 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të tepërt nga se është e lejuar, katër vozitës janë sanksionuar për shkak të kalimit në semaforin me ngjyrë të kuqe, dy vozitës nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve, një vozitës për sjellje jo të hijshme.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur 17 vozitës, 15 prej të cilëve për shkak të mos pajisjes me patentë shoferi dhe dy si fillestar, si dhe 12 vetura jo të regjistruara.

Ndërsa për shkak të parkimit jo të rregullt, me ndihmën e “merimangës” janë larguar 59 vetura.

Baby Boo