Dhimbje e lot në Moranë, sot va*rrosen 10 anëtarët e familjes Jahiu


Aksidentimi i autobusit në Bullgari ishte më fatal për familjen Jahiu nga Morana e Shkupit, pasi që 10 anëtarë të saj, përfshirë fëmijë u shuan në këtë aksident.
Sot në këtë fshat pritet varrimi i tyre, ku për ngushëllime dhe përcjelljen e fundit kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit dhe nga jashtë.

Nga ana tjetër në aeroportin e Shkupit në nxjerrjen e 45 trupave të pajetë nga aeroplanët të cilët i sollën ditën e sotme në cermoni marrën pjesë gjithë funksionarët e shtetit nga presidenti Pendarovski, kryeparlamentari Xhaferi, kryeministri Zaev, zv.kryministri Grubi, Ali Ahmeti ministrat e vëndit.
Nga rajoni në këtë ceremoni marrën pjesë edhe zyrtarë të lartë mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

Nga ana tjetër buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të arrinë 45 kufomat të ak*sidentit tr*agjik të 23 nëntorit në Bullgari.
Në aksidentin në Bullgari u shuan gjithsej 45 persona vetëm 7 mbetën të lënduar që u trajtuan në spitalin në Sofje. Autoritet bullgare vazhdojnë hetimin për të zbardhur se si ka ndodhur askidenti i atuobusit të kompanisë “BESA TRANS”.

Baby Boo