“Deti është i joni”, persona me maska djegin flamurin grek, video qarkullon në internet


Në një video që qarkullon online nëpër rrjete sociale duken persona të maskuar dhe të ar*matosur që dje*gin flamurin grek.
Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin: “Mesazh për grekët nga jugu i Shqipërisë. Deti është i joni” (Ksamili).

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta, me anë të një letre zyrtare, që Rtv Ora e disponon, i kërkoi informacion Ramës mbi deklaratën e kryeministri grek Mitsotakis për t’i zgjeruar ujërat territoriale të saj me 12 milje në detin Jon.

Ndaj kryeministrit Rama, Presidenti kërkoi llogari për qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë ky vendim.
“Kërkoj informacion mbi komunikimin me kryeministrin e Greqisë apo zyrtarë të tjerë mbi këtë çështje. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tij, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Kërkoj informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë” shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës.


Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, para vizitës në Tiranë i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshje.
Do të jetë policia e cila do nisë hetimet për të zbuluar më shumë mbi përmbajtjen e videos dhe autorët.

Baby Boo