Detektohen 6 raste të murtajës afrikane në vend

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informon se në vend janë detektuar gjashtë raste të infektimit të derrave me Murtajën afrikane, siç janë: Damça, Piance, Koçan, Çeshinovo, Obleleshevo dhe Mojance, shkruan Alsat.

Baby Boo

Ky virus i derrave rrezikon kafshët shtëpiake dhe fermat me ç’rast janë lokalizuar si gjashtë vatra të infeksionit në rreze prej 3 km.

Meqenëse nuk ka ilaç e as vaksinë për këtë virus, Agjencia do zbatojë asgjësimin e derrave në këtë perimetër me ç’rast do bëhet dëmshpërblimi i blegtorëve dhe fermerëve.

Ky virus i derrave, sipas autoriteteve nuk bartet tek njerëzit.