Detajet/Si u ekzekutua ish-polici,breshëri plu*mbash për disa metra (VIDEO)


Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz i ish-policit 26-vjeçar, Santiago Malko, mbrëmjen e kaluar në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat sqaroi për “BalkanWeb” dinamikën ngjarjen e tmerrshme, teksa tha se ish-polici ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW X5” drejt zonës së Freskut, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka hapur zjarr me kall*ashnikov tek ish-fabrika e Porcelanit, duke e shoqëruar me breshëri plu*mbash për disa metra.

Gazetarja Bezat tha se në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja, ndërsa breshëria e plum*bave ka bërë që ish-polici Malko të humbasë kontrollin e mjetit dhe të përplaset me një mur në anë të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme është parë nga shumë qytetarë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje, duke e gjetur të vdekur brenda mjetit të tij 26-vjeçarin Santiago Malko. Ndërkohë, dëshmitarët thanë se autorët e kri*mit janë larguar me dy automjete, njëri furgon tip “Vosklwagen”, me të cilin u hap zjarr ndaj ish-policit dhe që më vonë u gjet i djegur, dhe një mjet tjetër “A clas” ngjyrë gri.

Grupi hetimor ka ngritur pistat e para të hetimit dhe ka shpallur deri më tani si të dyshuar personin D. A., i cili rezulton me precedentë penalë në fushën e nar*kotikëve dhe ar*mëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë, brenda furgonit të djegur në fshatin Ferraj është gjetur edhe një ar*më, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për vr*asjen e të riut.

Baby Boo