Detajet: Shpërthim te dyqani në pronësi të biznesmenes, motër e gjyqtarit të njohur…


Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së sotme në kryeqytet pas shpërthimit me eksploziv në një dyqan në rrugën “Ymer Kurti”.

BalkanWeb raporton se dyqani i përket biznesmes së fuqishme në Tiranë, Drita Lulo, e cila gjithashtu është motra e gjyqtarit të njohur Fatos Lulo.

Sipas BW, “eksplozivi ishte mesazh për pronaren e identifikuar si Drita Lulo”.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 3 mjete përballë dyqanit si dhe dera kryesore e pallatit.

Drita Lulo ka shkuar menjëherë në komisariatin nr. 2 në kryeqytet për të sqaruar dyshimet apo konfliket e mundshme që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.

Në katet më sipër ajo kryen dhe aktivitetin e një kompanie ndërtimi ku zotëron 30% të aksioneve.

Baby Boo