Detajet: Gjyshja gjen pa jetë në vaskën e banjës nipin 22-vjeç


Një i ri 22-vjeçar është gjetur i pajetë në banjën e shtëpisë nga gjyshja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Informacion paraprak

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç.

Nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Baby Boo