DETAJET E FUNDIT! Ja detajet e fundit nga vrasja…


Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit të Gjinekologjishë në QKUK.

Siç ka mësuar gazetarja e Nacionales që po raporton nga vendi i ngjarjes, ajo ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatëzënisë.

Tutje gazeta mëson se një patrullë e policisë është dërguar edhe te shtëpia e dorasit.

Ky i fundit ende është në arrati, ndërsa ka raportime se është i arrestuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.

Policia për Nacionalen

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje dhënë Nacionales, është bërë e ditur se viktima është rreth moshës 35 vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.

Klinika Gjinekologjike është mbyllur, pas dyshimeve për vrasjen e një gruaje atje.

Gazeta Nacionale po qëndron pranë vendit të ngjarjes, prej ku ka mësuar se Gjinekologjia është mbyllur, dhe hyrja emergjente po përdoret vetëm nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, Nacionale mëson se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatëzënisë.

Po ashtu, mediumi “Koha.net”, ka raportuar se dorasi në këtë rast, dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Baby Boo