Detaje të tmerrshme se si u dhunua 17 vjeçarja nga tre persona në shtëpinë e pabanuar në Gjilan


Një vajzë e moshë 17 vjeçare është dhunuar nga tre persona në një shtëpi të pa banuar në fshatin Selishtë.

17 vjeçarja është dhunuar nga një person i moshës 35 vjeçare, një 24 vjeçar dhe një 19 vjeçar në fshatin Selishtë të Gjilanit, në shtëpinë e pabanuar të të dyshuarit S.L.

Gjithashtu në këtë rast është përfshirë edhe një tjetër i dyshuar që gjendet në arrati, kurse të tre të dyshuarit janë momentalisht në paraburgim.

Komunikata e plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve S.I. (1982), A.A. (1996) dhe S.L. (2001), pasi dyshohet se janë përfshirë në veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit S.I., A.A. dhe S.L., më 23 shkurt 2020, rreth orës 18h, në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 17 vjeçare, ashtu që në shtëpinë e pa banuar të familjes së të dyshuarit S.L. në fshatin Selishtë, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa, i dyshuari S.L., kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe një natë më parë me të njëjtën.

Gjithashtu, në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati.

Të njëjtit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 27 shkurt 2020, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Baby Boo