Detaje të reja për personin i cili u gjend i vdekur në Tetovë


Sekretariati i Punëve të Brendshme në Tetovë ka dalë me njoftim për për 57-vjeçarin i cili u gjend i vd ekur sot në veturën e tij në Tetovë.

57-vjeçari nga Tetova F.T. është gjetur i vd ekur në veturën e tij ku ka pasur plagë nga arma e zjarrit, që është gjetur nga djali i tij në kryqëzimin e rrugës “Kiro Ristovski” dhe “Andrea Sojanoviq”, në Tetovë.

“Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes nga pjesëtarët e SPB Tetovë me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje të personit F.T. (57). Vetëvrasja është konfirmuar edhe nga prokurori publikë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ngjarja është paraqitur në polici në orën 11:00. I ndjeri ka qenë i punësuar në komunën e Tetovës.(INA)

Baby Boo