Detaje të reja nga vr*asja në Klinë


Një person është ndaluar pasi dyshohet për vr*asjen e kosovarit në Zllakuqan të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante. Mediat kanë mësuar se vi*ktima është një person i moshës 35 vjeçare, me inicialet M.A,.

Sipas këtyre burimeve të dyshuar për vr*asjen e tij janë fqinjët. Deri tek vr*asje dyshohet se ka ardhur pas një mos marrëveshje mes familjeve. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar vd*ekjen e vi*ktimës. Ai tha se lidhur me rastin janë arr*estuar 3 të dyshuar.

“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është pl*agosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vd*ekjen e vi*ktimës. Policia menjëherë ka arritur që t’i arr*estojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.

Baby Boo