Detaje të reja nga ngjarja e Pogradecit, mjekja e regjistroi ‘ab*ort’ foshnjën që ishte ende gjallë


Detaje të reja janë zbuluar nga vd*ekja e foshnjës në Pogradec, për të cilën është në procedim penal mjekja e maternitetit. Burime nga mediat bëjnë me dije se mjekja e klasikoi foshnjën të vd*ekur, pasi nga lindja përpara kohe, ajo nuk qante.

Nëna 21-vjeçare me iniciale D. Y. lindi fëmijën në javën e 24-t të shtatzanisë, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si ‘ab*ort’, pavarësisht se fëmija ishte ende gjallë.
Po ashtu, mjekja e vendosi fëmijën në një kuti dhe e ka lënë në një sallë, pasi ajo nuk qante. 3 orë më vonë, motra e babait të foshnjës, e cila hyri në këtë dhomë, dëgjoi të qarat e fëmijës.

Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Babi i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia se*kuestroi kartelën mjekësore, mori deklarimin e mjekes Genta Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë ab*ort.

Ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit, ndërkohë policia po vijon he*timet për mjeken e maternitetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 24 korrik, kur foshnja u dërgua në spitalin e Tiranës. Më datë 31 korrik, foshnja nuk ka mundur dot të mbijetonte.

Baby Boo