Detaje të reja nga arrestimi i nipit të Ali Ahmetit


Është arrestuar sonte nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti.

Arsyeja e arrestimi të tij është se në makinën e tij Range Rover me targa të Shqipërisë, është gjetur një sasi e madhe e mjeteve pirotektnike.

Ahmeti është ndaluar nga njësia speciale Tigrat, derisa më shumë detaje nga procedura e kallëzimit penal do të vijnë nesër nga MPB.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo