Detaje të reja: 39 vjeçarja me koronavirus është nga Prishtina, po qëndronte në Londër për vizitë zyrtare

Young attractive woman with oxygen mask looking sad and worried at hospital bed in clinic bedroom in lung cancer diagnose, smoking and respiratory disease and anti tobacco advertising campaign.

Gruaja që u konfirmua mbrëmë me virusin Covid-19 është një 39 vjeçare nga Prishtina, e cila kishte qëndruar për disa ditë në Londër.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është rasti i parë i shënuar në Prishtinë.

“Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se deri tash në Kosovë janë shënuar 16 raste me koronavirus dhe të gjithë të prekurit janë në gjendje të mirë, me përjashtim të 77 vjeçarit nga Vita i cili e ka gjendjen më të rënduar.

Baby Boo