Detaje të reja/ Gjenden mbetjet e dy celularëve


Në lagjen Shuto Orizarë është gjetur e djegur, vetura Audi A6 me të cilën kanë ikur “vrasësit” që kanë qëlluar dhe vrarë dy persona në një lokal në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, konfirmojnë burime policore për “Telma”.

Makina, e cila kishte targa të vjedhura, u gjet e djegur në rrugën “Washingtonska” në Shutkë dhe në të ndodheshin mbetjet e dy celularëve.

Pasi “pastruan” mjetin nga provat e mundshme që mund t’i çonin drejt tyre, vrasësit u arratisën me një makinë tjetër. MPB-ja për momentin nuk jep detaje për ndjekjen dhe të dyshuarit, përveç se bëhet fjalë për disa sulmues që kanë qëlluar mbi të vrarët.

I vrari Jeton Krivanjeva, me nofkën Zhila, ishte shënjestër e një sulmi të ngjashëm tre vite më parë në hotelin “Aleksandar Palace”. Ngjashëm si atëherë, edhe sonte sulmuesit ishin të veshur me rroba të zeza dhe të veshur me maska të zeza, thanë burime policore për “Telma”.

Një tjetër ngjashmëri me incidentin e vitit 2019 është se sonte në Shisha Bar, sulmuesit bërtisnin “polici” dhe u përpoqën të krijonin përshtypjen se ishte një bastisje e policisë./SlobodenPecat/

Baby Boo