Detaje të frikshme nga përdhunimi i minorenes, autori është xhaxhai i saj


Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arrestuan një 45 vjeçar pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Ishte minorenia ajo që kishte bërë kallëzimin dhe në operacionin e kërkimit për arrestimin e tij u angazhua dhe FNSh e Fierit.

“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës” informon policia.

Mësohet se 16- vjeçarja është përdhunuar nga xhaxhai i saj. Ka qenë vetë e mitura që ka bërë denoncimin në komisariat.

Vajza jeton vetëm me gjyshen dhe i përket komunitetit rom.

Baby Boo