DETAJE NGA VDEKJA E 18-VJEÇARES NË TIRANË, ISHTE ME PUSHIME NË POGRADEC POR U SHTRUA NË SPITAL


Para pak minutash u raportua për vdekjen tragjike të një 18 vjeçareje në QSUT.

Rasel Çarçani, 18 vjeçe u shtrua në QSUT parmbrëmë por mbrëmjen e djeshme, 2 gusht, u nda nga jeta në spitalin e Tiranës.

Sakaq, mësohet se vajza kishte qenë me pushime në Pogradec por aty nuk ishte ndjerë mirë dhe për disa ditë me radhë ishte shtruar në spitalin rajonal të Pogradecit.

Një ditë para se të ndërronte jetë, familjarët duke parë gjendjen e përkeqësuar, e kanë sjellë drejt Tiranës për kurim por sipas burimeve nga QSUT ka qenë e pamundur të mbahej në jetë për shkak të sëmundjes spcifike që gjithnjë referuar burimeve, nuk kishte shpëtim, kudo ku 18 vjeçarja të dërgohej.

Deri tani, prindërit e 18 vjeçares nuk kanë ngritur pretendime për shërbimin e mjekëve.

Sëmundja e 18 vjeçares Rasel Carcani, e rrallë për moshën e saj të re, lidhet me një lloj bakteri të veçantë (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.

Baby Boo