Detaje nga tragjedia në Çellopek, nuk ishte rasti i parë i vrasjes në këtë familje


Babë e bir kanë mbetur të vrarë nga të shtënat e djeshme në Çellopek të Tetovës. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tyre (xhaxhai), si dhe plagë nga arma e zjarrit ka pësuar edhe dorasi 60-vjeçar, familjar i tyre. Familja në ÇeLlopek erdhi nga Gjermania dhe Zvicra për pushime.

Banorët e Çelopekut kanë dëshmuar për televizionin “Sitel” se mes kushërinjve ka pasur mosmarrëveshje prej kohësh. I dyshuari për vrasjen e dyfishtë nuk ishte i vetmi nga familjarët që përdori armë për zgjidhjen e problemeve. Rreth 30 vjet më parë, babai i tij ka qëlluar edhe një burrë nga Çellopeki.

Baby Boo