Detaje nga aksidentin tragjik ku vd*iq 29-vjeçari shqiptar


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Itali, ku humbi jetën një 29-vjeçar shqiptar. Mediat në vend kanë publikuar dhe emrin e viktimës dhe raportojnë se Agron Dajlanaj ka humbur jetën. 29-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor në urën Lama dhe po kthehej nga kompania ku ai punonte që kur ishte 18 vjeç.

Kjo tragjedi tronditi të gjithë komunitetin shqiptar por edhe shumë njerëz nga Prato që e njihnin atë si një të ri serioz kushtuar punës dhe familjes. “Është një humbje e madhe”, shpjegon Presidenti i Shoqatës Shqiptare Sopoti, Qamil Zejnati.

“Ai e dinte atë rrugë shumë mirë dhe ne nuk mund ta kuptojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. Si shoqatë ne menjëherë u lidhëm me familjen dhe mbi të gjitha me gruan që është 27 vjeç dhe me fëmijën. Unë isha në shtëpinë e prindërve të tij, ai ishte një fëmijë i vetëm, si komunitet do të jetë detyra jonë të ndihmojmë familjen në një moment kaq delikat”, shton Zejnati.

29-vjeçari mësohet se përfundoi disa metra larg, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes. Shqiptari ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël. Bashkëshortja dhe nëna e tij mësohet se shkuan në vendin e ngjarjes, pasi u njoftuan për aksidentin tragjik. Ato u përballën me skenën e tmerrshme dhe u dërguan në spital për shkak të tronditjes.

Baby Boo