Detaje nga aksidenti i tmershëm në Itali: Autobusi me turistë nga Maqedonia është përplasur me dy kamionë


Mediat italiane kanë publikuar foto nga aksidenti trafiku ku është përfshirë një autobus me turistë nga Maqedonia, ku ka humbur jetën drejtuesi i autobusit dhe janë lënduar 12 udhëtare.

Sipas informacioneve, autobusi është përplasur me dy kamionë në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ancona. Përplasja zinxhir, siç raportojnë mediat italiane, ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm.

Pas përplasjes, një nga kamionët ka marrë flakë në një tunel dhe ende po përcaktohen arsyet. Thuhet se njëri nga kamionët transportonte alkool.

Pasagjerët maqedonas janë dërguar në spital, raportojnë mediat italiane.

Baby Boo