Destani Shkëndijës: Ju tashmë gjendeni në mesin e të mëdhenjve


Tashmë kanë mbetur vetëm edhe disa orë që ju djemve të Shkëndijës ju ndajnë nga ndeshja me skuadrën e Salzburgut, në Austri. FC Red Bull Salzburg është ndër skuadrat me renome në futbollin europian ndërsa ju kuqezinjtë e Shkëndijës tashmë shumë herë e keni dëshmuar se dini të përballeni me emra të mëdhenj.

Kjo tregon më së miri se ju tashmë gjendeni në mesin e të mëdhenjve dhe nga kjo ndeshje sonte uroj të dilni me një rezultat që do t’na gëzojë ne të gjithëve që me kënaqësi dhe emocion po i ndjekim sukseset dhe fitoret tuaja.


Andaj, për të qenë sa më pranë jush dhe për t’jua dhënë mbështetjen time të plotë, po vij për t’ju ndjekur nga tribuna. Dhe po vij me ndjenjën e me bindjen se ju do të triumfoni në këtë sfidë, duke e bërë lojën tuaj ashtu siç dini më së miri.


Suksese Shkëndija, ecim përpara në Ligën e Kampionëve, ka shruar Lazim Destani në Facebook! 

Baby Boo