Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm


Afaristi i njohur Lazim Destani ka marrë pjesë sot në ngjarjen që është organizuar në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Remitencave.
Destani është shprehur se roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, u mbajt panel diskutimi me temë: ‘Remitancat dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror’. Ngjarja u organizua në nderim të përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në trojet tona. Organizimi u bë nga ana e Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe me mbështetje të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shtetit për Diasporën.

Falënderoj organizatorët për ftesën për të marrë pjesë si një nga folësit në këtë panel. Unë mendoj se roli dhe kontributi i diasporës shqiptare gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendeve tona. Ndërsa kur është fjala te zhvillimi ekonomik i vendeve tona, remitancat përbëjnë burimin kryesor, ashtu siç e vërtetojnë dhe studime të ndryshme nga kjo fushë”, ka shkruar Destani në Facebook.
Po ashtu ai ka uruar që diaspora të jetë më e përfshirë në zhvillimin ekonomik.

Postimi i tij i plotë:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, u mbajt panel diskutimi me temë: “Remitancat dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror”. Ngjarja u organizua në nderim të përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në trojet tona. Organizimi u bë nga ana e Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe me mbështetje të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shtetit për Diasporën.

Falënderoj organizatorët për ftesën për të marrë pjesë si një nga folësit në këtë panel.
Unë mendoj se roli dhe kontributi i diasporës shqiptare gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendeve tona. Ndërsa kur është fjala te zhvillimi ekonomik i vendeve tona, remitancat përbëjnë burimin kryesor, ashtu siç e vërtetojnë dhe studime të ndryshme nga kjo fushë.

Duke e parë këtë si potencial marramendës dhe shans të rrallë për t’u shfrytëzuar, kanalizimi i efektshëm i këtyre të ardhurave do të kishte çuar në zgjidhjen e shumë problemeve zinxhirore që vendet tona përjetojnë. Fuqia investuese nga këto burime nuk duhet nënvlerësuar.
Investimet prioritare mund të jenë në degë të shumta, si teknologjia e informacionit, digjitalizimi, motivimi i eksportit, turizmi, bujqësia e të tjera.

Për realizimin e këtyre qëllimeve me interesa të përgjithshme, roli i shteteve tona, si Shqipëria, Kosova ose Maqedonia e Veriut, është gjithsesi i pazëvendësueshëm.
Institucionet shtetërore, përmes hartimit të politikave që nxisin ridestinimin e remitancave drejt investimeve, mund t’i sigurojnë kahjen e duhur rrjedhave në këtë fushë.
Uroj që diaspora të jetë sa më e përfshirë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona dhe të jemi sa më të organizuar e të bashkuar.

Baby Boo