Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska ka deklaruar sot se ende nuk ka vendim përfundimtar nëse do të ketë ndryshim të rregullativës ligjore për organizimin dhe realizimin e referendumit në kontekst të marrëveshjes për zgjidhjen e emrit, transmeton Medial.mk.
“Për momentin nuk kemi sjell qëndrim përfundimtar rreth asaj nëse do të shkohet në ndryshimin e ligjit për referendum. Kemi parasysh se bëhet fjalë për ligj të vjetruar dhe nuk është i harmonizuar me Kodin zgjedhor”, ka thënë Deskoska.