Deskoska: Nuk mund të ndërhyj në vendimet e gjyqtarëve


“Dua të porosis jo vetëm Jankulovska, por edhe të gjithë ata që kanë procedura para gjykatave, qoftë në rolin e të pandehurve apo në procedura e tjera, që ka përfunduar koha e noterëve dhe gjyqtarëve të sporteleve. Angazhimi im do të jetë që gjyqësia të jetë e pavarur dhe unë nuk kam ndërmend të ndërhyj, as të diktojë sjelljen e procedurave në gjykata, as çfarë lloj vendimesh gjyqësore që do të marrin gjyqtarët” tha ministrja e sapozgjedhur i drejtësisë, Renata Desoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se gjyqësori është një fuqi, e cila është e pavarur nga ekzekutivi. “Ekzekutivi nuk ka të drejtë as të ndërhyjë, as të tregojë se si të kryejë procedura gjyqësore të caktuara, ndërsa edhe më pak tu tregojmë si të meren vendimet në procedura”, tha Deskovska.

Baby Boo