Deskoska kundër amnistisë së 27 prillit


Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot nga Ohri tha se nuk duhet të ketë amnisti për dhunën në Kuvend. Ajo tha se në këtë rast bëhet fjalë për ngjarje që u ka lënë jo vetëm traumë personale njerëzve por edhe në shoqëri.

Ajo ka komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për pajtim, ministrja Deskoska tha se ky është qëndrim që duhet të bisedohet në kontekstin më të gjerë.

“Ne në kuadër të agjendës reformuese duhet të tregojmë gatishmëri si shtet të procesuojmë dhe të vijmë deri në shkallën e përgjegjësisë për rastet të cilat i udhëheq PPS, si edhe për ngjarjet e 27 prillit”, theksoi Deskoska.

Për pajtimin, ajo the se ky do të ishte një proces i bisedimeve, përmes formimit të trupit në Kuvend, përbërja e së cilit akoma nuk është përkufizuar as në momentin nuk është e njohur se si do të formohej kjo./Pacensure

Baby Boo